Artikull
Kryeministri deklaroi se në vend veprojnë grupe diversante për ndikime hibride
Premte 3 Tetor 2025 09:01
Premte, 3 Tetor 2025, 09:01
Rosen Zheljazkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka të dhëna për sulme hibride dhe grupe diversante në Bullgari, njofton BTA. “Në çdo rast, ka luftë në Evropë dhe ajo është në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha kryeministri. Ai shtoi se provokimet në Estoni, Poloni dhe vende të tjera të krahut lindor nuk përbëjnë arsye për reagime të ashpra, dhe se qëndrimi i përbashkët është që çdo vend anëtar i NATO-s dhe BE-së duhet të përmbahet nga reagime të tilla, për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Zheljazkov gjithashtu theksoi se kapacitetet mbrojtëse të BE-së dhe NATO-s duhet të forcohen, në mënyrë që të kenë një efekt parandalues.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA