LAJME

Artikull

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, ka të vdekur nga fatkeqësia në “Elenite”

Premte, 3 Tetor 2025, 10:45

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, ka të vdekur nga fatkeqësia në “Elenite”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik “Elenite”. Informacioni për vdekjet si pasojë e përmbytjeve është ende i pakonfirmuar.
Sipas aktivistit, situata është e zymtë, një lumë balte dhe mbeturinash po rrjedh, njerëzit e bllokuar në komplekse duhet të evakuohen. “Reurset nuk janë të mjaftueshme për zjarrfikësit dhe “Mbrojtjen Civile”, nevojiten vullnetarë”, paralajmëroi ai.

FOTO: БТА

Sipas Krëstjo Peev, katastrofa po zhvillohet, por nuk ka ndonjë reagim të dukshëm nga shteti: “Ekziston një ekip zjarrfikësish, kemi dërguar një ekip vullnetarësh për t'u bashkuar. Formacioni lokal i “Mbrojtjes Civile” nuk është aktivizuar. Si zakonisht, së pari vjen reagimi civil, pastaj shteti.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا