Artikull
Opozita kundërshton legjitimitetin e kabinetit para Gjykatës Kushtetuese
Premte 3 Tetor 2025 12:37
Premte, 3 Tetor 2025, 12:37
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti të anëtarëve të Komisionit për Luftimin e Korrupsionit dhe ligjshmërinë e zgjedhjes së një qeverie të kryesuar nga Kryeministri Rosen Zheljazkov.Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi gjithashtu se do t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese ndryshimet në ligjet për Agjencinë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare, Agjencinë Shtetërore për Inteligjencën dhe Ligjin për Mjetet Speciale të Inteligjencës.Ndryshimet i heqin të drejtën e presidentit për të emëruar drejtuesit e këtyre shërbimeve.
Nëse Gjykata Kushtetuese lejon shqyrtimin e çështjeve dhe përcakton se qeveria është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, kjo do të vërë në pikëpyetje të gjitha aktet e kabinetit Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا