LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Premte, 3 Tetor 2025, 14:20

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat qeveria bullgare i pranon dhe miraton dokumentin përfundimtar", raportoi shërbimi i shtypit i qeverisë.
U specifikua gjatësia e projektit të tunelit dhe shpërndarja e tij midis dy vendeve, si dhe fakti që pas vënies në punë, secila palë do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pjesës së saj të objektit.
Nënshkrimi i marrëveshjes është një hap kyç drejt lidhjes së sistemeve hekurudhore të dy vendeve dhe përfundimit të korridorit hekurudhor Sofje - Shkup - Durrës - Bari, i cili është pjesë e korridorit të transportit Ballkani Perëndimor - Mesdheu Lindor dhe Korridorit strategjik 8. Dokumenti pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit dhe më pas t'i dërgohet Komisionit Evropian dhe institucioneve financiare evropiane, raporton BGNES.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Reuters