Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Nga perëndimi në lindje, reshjet do të ndalojnë
Premte 3 Tetor 2025 16:35
Premte, 3 Tetor 2025, 16:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet me shi në rajonet lindore dhe malore. Era në të gjithë vendin do të fryjë nga perëndimi-veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°C, në kryeqytet rreth 8°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë deri në 16°C, ndërsa temperatura e ujit të detit është 20-21°C. Deti do të jetë mesatarisht i trazuar.
Në male vranësirat do të mbeten të dendura dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 1300–1400 metra lartësi reshje bore. Era do të fryjë nga perëndimi-jugperëndimi, duke u dobësuar në intensitet mesatar. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 4°C, ndërsa në 2000 metra rreth -1°C.
Të dielën në gjithë vendin vranësirat do të pakësohen dhe moti do të jetë me diell. Do të jetë pothuajse i qetë, ose me erë të lehtë nga jugu. Në mëngjes, në disa rrafshina do të ketë mjegull dhe në ultësira mundësi për ngrica lokale. Temperaturat gjatë ditës do të rriten lehtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA