Artikull
Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”
Shtunë 4 Tetor 2025 01:10
Shtunë, 4 Tetor 2025, 01:10
FOTO: “Mbreti i Trialit 2025”,organizatorët
Madhësia e shkronjave
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat ekstreme të gurores në fshatin Gradec.
Pjesëmarrësit në garën dy-ditore do të garojnë në pesë klasa – “origjinale”, “standarde”, “standard plus”, “modifikuar” dhe “prototip”, varësisht nga modifikimet e makinave off-road. Ndër garuesit është kampioni evropian i vitit 2017 Sergio Mirallas nga Spanja.
“Mbreti i Trialit 2025” është një fazë në përgatitjen e ekipeve në rrugën për të pritur Kampionatin Evropian të Trialit në vitin 2027 në vendin tonë. Pas ndarjes së çmimeve të fituesve, do të zhvillohet një koncert roku nga grupet “Atlas” dhe “B.T.R”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: “Mbreti i Trialit 2025”, organizatorët
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا