LAJME

Artikull

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Shtunë, 4 Tetor 2025, 02:15

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe inspektimet e përbashkëta të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave për zbatimin e ligjit. Kjo u bë e qartë në takimin e Mekanizmit të Euros të thirrur këto ditë nga Kryeministri Rosen Zheljazkov.
Kompanitë që rrisin çmimet e tyre në mënyrë të paarsyeshme do të sanksionohen. Gjithashtu, sipas dispozitave të ligjit, të gjithë 256 tregtarët me pakicë të ushqimit, pijeve dhe ilaçeve me një xhiro për vitin e kaluar mbi 10 milionë leva janë të detyruar të publikojnë çdo ditë në faqet e tyre informacion për çmimet e mallrave të ofruara nga përbërja e shportës së madhe të konsumatorit. Qëllimi është që informacioni të analizohet përmes platformës "Sa kushton" (Kolkostruva.bg). Platforma është lançuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve që nga 29 shtatori (vetëm në bullgarisht).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, Shërbimi Qeveritar i Informacionit 

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا