Në majën e kodrës Sahat Tepe në
Plovdiv, këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri turistik i qytetit.
Ajo është ndërtuar nga tunxh, bakër, hekur dhe granit, dhe përbëhet nga dy pjesë: sipër janë të shënuara muajt, orët dhe minutat, ndërsa poshtë ndodhet mekanizmi me ujë që e vë në lëvizje gjithë sistemin. Atraksioni ndodhet pranë kullës televizive.
Historia e klepsidrës në Plovdiv na kthen pas në epokën romake. Sipas burimeve historike, një orë me ujë ka ekzistuar në Filipopolin e lashtë që ndërmjet viteve 126–161 pas Krishtit, e ndërtuar në tempullin e perëndeshës Venus. Një tjetër prototip i saj është dokumentuar në këmbët e Sahat Tepes (Kodra e Sahatit) në vitin 193 pas Krishtit. Pajisje të tilla ishin jashtëzakonisht të rralla në botën antike – të ngjashme gjenden vetëm në Athinë dhe Aleksandri.
Klepsidra e sotme është krijuar nga mjeshtri i Plovdivit Viktor Limonov, përfaqësues i brezit të tetë të këtij zanati dhe autor i kambanës në kullën e Sahat Tepes. Shoqata “Trimoncium” dhuroi 40,000 leva për ndërtimin e saj.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BNR - Plovdiv