Artikull
Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar
Dielë 5 Tetor 2025 07:10
Dielë, 5 Tetor 2025, 07:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi (314.8 mijë), Turqi (286.7 mijë), Rumani (77.9 mijë), Serbi (71.3 mijë), Gjermani (66.1 mijë), Itali (35.4 mijë), Austri (29.2 mijë), Francë (25.6 mijë), Republikën e Maqedonisë së Veriut (20.8 mijë), Mbretërinë e Bashkuar - (19.6 mijë). Zakonisht, udhëtimet janë për qëllime pushimi dhe ekskursioni - 55.2%.
Në gusht 2025, vizitat nga shtetas të huaj në Bullgari kanë qenë 2.269 milion, ose 6.3% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. 37.2% e tyre kanë qenë tranzit nëpër vend. Më shpesh, vendi ynë vizitohet nga qytetarët e Rumanisë (423.8 mijë), Turqisë (335.8 mijë), Gjermanisë (264.9 mijë), Ukrainës (184.9 mijë), Polonisë (106.8 mijë), Serbisë (97.2 mijë), Greqisë (77.9 mijë), Holandës (73.2 mijë), Republikës Çeke (72.8 mijë), Francës (70.2 mijë).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا