EKONOMI

Artikull

Bullgaria është në vendin e 56-të për lirinë ekonomike në botë

Hënë, 6 Tetor 2025, 03:10

Bullgaria është në vendin e 56-të për lirinë ekonomike në botë

FOTO: Freepik

Madhësia e shkronjave

Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë dhe Tajlandës. Në vitin 2024, Bullgaria ishte në vendin e 52-të. Vlerësimi i përgjithshëm është ndërtuar mbi 45 tregues të ndarë në 5 kategori.
Edhe këtë vit, Bullgaria merr rezultatin më të ulët në kategorinë e sistemit ligjor dhe të drejtës së pronës, duke u renditur nën të gjitha shtetet e tjera të BE-së dhe duke u krahasuar me vende si Shqipëria, Argjentina dhe Kazakistani.
Në të kundërt, stabiliteti monetar i garantuar nga bordi valutor, si dhe liria në tregtinë ndërkombëtare falë anëtarësimit në BE, i sigurojnë Bullgarisë vlerësimet më të larta në dy nga kategoritë e klasifikimit.
Për një tjetër vit radhazi, në krye të listës janë Hong Kongu dhe Singapori, ndërsa në fund qëndrojnë Venezuela dhe Zimbabve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Freepik, Pixabay

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا