Artikull
Plovdiv është mikpritës i një forumi për turizmin e verës
Hënë 6 Tetor 2025 06:53
Hënë, 6 Tetor 2025, 06:53
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore janë mundësitë që ofron turizmi i verës për zhvillimin dhe afrimin territorial, për ruajtjen e kulturës, si dhe për krijimin e vendeve të punës dhe rritje ekonomike. Më shumë se 300 pjesëmarrës nga 30 vende marrin pjesë në forumin në Plovdiv. Ky është formati më i madh në botë për këtë lloj turizmi.
FOTO: БТА
Gjatë forumit pritet të nënshkruhet një memorandum mes UN Tourism dhe Universitetit të Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv, për të hedhur themelet për krijimin e një Akademie Ndërkombëtare për Turizëm dhe Verë. Prof. Pllamen Mollov nga drejtuesit e universitetit deklaroi se ky do të jetë universiteti i 11-të në botë që do të përgatisë profesionistë në fushën e turizmit të verës në bashkëpunim me UN Tourism.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: tourism.government.bg, BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا