Artikull
Një çift bullgar fitoi medaljen e artë në Kupën Botërore të kërcimeve në trampolinë
Hënë 6 Tetor 2025 07:14
Hënë, 6 Tetor 2025, 07:14
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov
FOTO: FB/BulgarianTrampolineFederation
Madhësia e shkronjave
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës – dhe tashmë është pronë e Bullgarisë, njoftoi në rrjetet sociale Federata Bullgare e Kërcimeve në Trampolinë. Çifti e mori çmimin prestigjioz gjatë një ceremonie zyrtare në Antibes, Francë, ku u mbajt raundi final i serisë së Kupës Botërore.
“Me këtë sukses, Peneva dhe Petrov jo vetëm që e ngjitën Bullgarinë në majat botërore, por edhe dëshmuan se shkolla bullgare e kërcimeve në trampolinë është një ndër më të mirat në botë”, shkruan nga federata kombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/BulgarianTrampolineFederation
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا