LAJME

Artikull

Prokurorët nga Ballkani diskutojnë në Sofje për luftën kundër krimit kibernetik

Hënë, 6 Tetor 2025, 09:44

Prokurorët nga Ballkani diskutojnë në Sofje për luftën kundër krimit kibernetik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai shtoi se në Ballkan gjithmonë kemi qenë të ndarë sipas kritereve të ndryshme, më shpesh për shkak të kufijve, raportoi BTA.
Zheljazkov e dha si shembull pozitiv partneritetin me Turqinë. Kryeministri theksoi se rruga nga Turqia drejt Evropës përmes Bullgarisë është rrugë kryesore në rajon. Por kjo është edhe rruga e kanaleve kriminale, kundër të cilave të dy vendet po luftojnë me sukses.
“Nuk pritet që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti. Kjo i jep kurajë kriminelëve të përfitojnë nga situata,” theksoi Zheljazkov dhe solli si shembull luftën kibernetike hibride gjatë zgjedhjeve në Rumani, e cila është një model i ndikimit mbi njerëzit në Ballkan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA