Artikull
"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi
Hënë 6 Tetor 2025 11:30
Hënë, 6 Tetor 2025, 11:30
FOTO: The Trackers
Madhësia e shkronjave
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është pjesë e albumit të këngëtares "96", por tani e dëgjojmë në një aranzhim të ri, vepër e Angell Prodanov - Aço dhe Veselin Cenov - Algoriddim. Tekstin e ka shkruar vetë Mihaella.
Ngjarja ironike tregon për padurimin e tre vajzave për të zbuluar se kush është gruaja që ia vodhi zemrën "beqarit më të dëshirueshëm". Mihaella shton: “Për mua, “Kush është ajo?” është një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi, me dashuri dhe pa u kapur pas asaj që thonë të tjerët për ty. Shpresoj që të gjithë ata që e dëgjojnë dhe e shohin videon të buzëqeshin më shumë, të bëjnë më pak thashetheme dhe të duan me guxim.”
FOTO: Ivo Baldzhiev
Në videon, me regji të Pavlin Tabashkit dhe të xhiruar nga kameramani Viktor Dobrev, gjejmë një numër fytyrash të njohura - në rolin e "të dashurit të lagjes" është shkrimtari dhe prezantuesi televiziv Georgi Bllazhev. Dy nga komedianët e njohur në vendin tonë - Nikolaos Citiridis dhe Mihaill Stojanov - gjithashtu bëjnë paraqitje të shkurtra, por të paharrueshme.
Mësoni më shumë për Mihaella Filevën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Mihaela Fileva, The Trackers, Ivo Baldzhiev
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
