LAJME

Artikull

Rendimentet e rrushit këtë vit janë me cilësi të larta

Hënë, 6 Tetor 2025, 13:44

Krasimir Kojev

Krasimir Kojev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë Globale për Turizmin e Verës e Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së.
Vitin e kaluar u mblodhën 95 milionë kilogramë rrush, ndërsa këtë vit pritet që në kantinat e verës të hyjnë rreth 85 milionë kilogramë. “Do të ketë verë të mirë”, siguroi Krasimir Kojev dhe shtoi se kemi gjithashtu rezerva vere nga vitet e mëparshme. Sipas tij, pas anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, në vendin tonë hyrën mbi 1 miliard leva për hardhi të reja, kantina të reja, sigurimin e vjeljes dhe reklamë.
Në Bullgari ekzistojnë 363 ndërmarrje të prodhimit të verës dhe shumica prej tyre kanë kushte për turizëm të verës – një sektor që ofron vlerë të shtuar të madhe. Sipas Krasimir Kojevit, është e nevojshme një strategji për prezantim dhe reklamim.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا