SPORT

Artikull

Malena Zamfirova u shpall sportistja e re më e mirë në Evropë

Hënë, 6 Tetor 2025, 14:07

Malena Zamfirova u shpall sportistja e re më e mirë në Evropë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha komitetet nga e gjithë Evropa. Kur dorëzuam kandidaturën, as që ëndërronim se një sportist bullgar do të ishte në skenë dhe do të merrte çmimin më të madh”, komentoi kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva.
Gjatë këtij viti, bullgarja fitoi medalje ari në garën ekipore të sllallomit paralel dhe medalje argjendi në sllallomin paralel dhe në sllallomin gjigand paralel në Kampionatin Botëror të të Rinjve të FIS-it në Zakopane, Poloni.
Në seminarin e 45-të të Komiteteve Olimpike Evropiane, disa orë para votimit, Malena Zamfirova mbrojti qëndrimin për mbajtjen e sllallomit gjigand paralel në programin olimpik. Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga e gjithë salla dhe ajo mori përgëzime nga kryetari i EOK, Spiros Kapralos, dhe nga komisioneri evropian Glen Mikalef.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: