Artikull
“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup
Hënë 6 Tetor 2025 14:25
Hënë, 6 Tetor 2025, 14:25
FOTO: Teatri Kombëtar "Ivan Vazov"
Madhësia e shkronjave
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan Donnellan dhe skenografi Nik Ormerod.
Sipas jurisë, shfaqja është emocionuese dhe dallohet për lojën e jashtëzakonshme të aktores Radina Kërxhillova në rolin e Medeas, e cila shkakton një katarsis te publiku. Audienca në Teatrin Shqiptar në Shkup mbeti e mahnitur nga rikrijimi modern i tragjedisë klasike të Euripidit.
FOTO: Народен театър „Иван Вазов“
Festivali solli edhe një çmim për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Vasill Vasilev, i cili u vlerësua për regjinë e “Don Zhuanit”, një produksion i Teatrit Kombëtar në Nish.
Festivali “Skupi” u mbajt nën moton “Në fund, të gjitha maskat duhet të bien” dhe në të morën pjesë trupa teatrore nga Kosova, Italia, Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Bullgaria, shkruan tribuna.mk.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Teatri Kombëtar "Ivan Vazov"