Artikull
Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit
Hënë 6 Tetor 2025 15:46
Hënë, 6 Tetor 2025, 15:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference për shtyp, cituar nga BTA. “Ne i kemi dërguar një letër Bullgarisë për shumën përkatëse, e cila nuk do të disbursohet nëse kushti (i lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit – shën. red.) nuk përmbushet. Ka një afat prej një muaji për përgjigje, dhe më pas, nëse vlerësojmë se kushti nuk është përmbushur, pagesa do të shtyhet për edhe gjashtë muaj”, deklaroi zëdhënësi.
I pyetur për letrën drejtuar Komisionit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, ku lidhej çështja penale ndaj kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për marrje ryshfeti në prokurime publikë, me vlerësimin për dhënien e fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes, zëdhënësi Maçej Berestecki u përgjigj: “Këto dy çështje nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا