Artikull
Pas përmbytjeve, Bullgaria kërkon ndihmë nga Fondi i Solidaritetit i BE-së
Martë 7 Tetor 2025 05:27
Martë, 7 Tetor 2025, 05:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me një letër, zëvendësministrja e zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Jura Vitanova, kërkon nisjen e procedurës për përfitim nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Rajonin e Juglindjes. Ministria e Brendshme dhe ajo e Zhvillimit Rajonal do të përgatisin dokumentacionin me të cilin vendi do të aplikojë për ndihmë nga fondi.
Fondi i Solidaritetit është mjeti kryesor i BE-së për të ndihmuar në rikuperimin nga fatkeqësitë natyrore. Ai u mundëson vendeve anëtare (ose vendeve kandidate) të marrin mbështetje efektive nga Bashkimi për të përballuar pasojat e një fatkeqësie të madhe natyrore (përmbytje, zjarre pyjore, tërmet, stuhi apo thatësirë).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا