LAJME

Artikull

Bullgaria, së bashku me 12 vende të tjera, merr pjesë në një stërvitje kundër minave në Detin e Zi

Martë, 7 Tetor 2025, 06:57

Bullgaria, së bashku me 12 vende të tjera, merr pjesë në një stërvitje kundër minave në Detin e Zi

FOTO: mod.bg

Madhësia e shkronjave

Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi (MCM Black Sea) filloi më 4 tetor në Konstanca, Rumani. Stërvitjet vjetore Poseidon synojnë zhvillimin e ndërveprimit operacional në operacionet kundër minave dhe organizohen me radhë nga Rumania dhe Bullgaria.
Përveç anijes “Shkvall”, në grup marrin pjesë edhe dy anije rumune dhe një anije turke për mbrojtje kundër minave. Në Poseidon-25 do të marrin pjesë edhe anije ushtarake nga 10 vende partnere: Belgjika, Kanadaja, Franca, Greqia, Italia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia, si dhe Komanda Detare Aleate e NATO-s (MARCOM) dhe Qendra për Ekselencë në Veprimtarinë kundër Minave.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mod.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا