Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Sofjes. Ajo theksoi se përhapja e kapaciteteve diellore është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas krizës energjetike. Valën e parë të investitorëve e përbënte biznesi i madh, për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. Grupi i dytë i investitorëve ishin projekte të mëdha komerciale për parqe diellore dhe bateri, të orientuara drejt shitjes në treg.
“Energjia diellore u jep mundësi qytetarëve të përfshihen në mënyrë aktive në këtë tranzicion energjetik me investime personale. Ne nuk e bëmë këtë në Bullgari, dhe kjo është një nga arsyet për pranimin e ulët shoqëror të këtyre teknologjive dhe protestat kundër parqeve diellore”, tha dr. Maria Trifonova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA