LAJME

Artikull

Muri kundër dronëve për momentin është vetëm një ide – Bullgaria do të kërkojë ndihmë nga NATO

Martë, 7 Tetor 2025, 10:34

Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore në drejtimin verilindor,” tha ai, pas shkeljeve të hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Ministri sqaroi se "muri kundër dronëve" do të përbëhet nga disa nënsisteme, por aktualisht nuk ekziston një koncept i zhvilluar dhe ideja është ende në fazën e diskutimeve politike, në të cilat Bullgaria merr pjesë. Sipas tij, nuk ekzistojnë sisteme standarde për mbrojtje kundër dronëve, madje as në nivel NATO. Bullgaria do të përfitojë nga përvoja e Ukrainës. Aktualisht janë në zhvillim katër lloje sistemesh bullgare, shtoi Zaprjanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا