Artikull
Ekspozita “Turizmi kulturor” prezanton diversitetin e Kryeqytetit të Vjetër
Mërkurë 8 Tetor 2025 02:05
Mërkurë, 8 Tetor 2025, 02:05
Pamje nga Veliko Tërnovo
FOTO: Universiteti i Veliko Tërnovos
Madhësia e shkronjave
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e vjetër bullgar - turizmin dhe kulturën.
Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës do të jetë festivali “Trapezica Fest” me pjesëmarrjen e prodhuesve bullgarë, në kuadër të të cilit do të mbahet konkursi kulinar LocalBites, i cili prezanton shijen e rajoneve. Do të ketë edhe konferenca të ndryshme - e para prej të cilave do të jetë me temën “Trashëgimia kulturore jomateriale – magjia e pafalsifikuar e destinacionit”. Një temë tjetër do të jetë “Festivali - një recetë për ringjallje”.
Kauza bamirëse e ekspozitës së këtij viti lidhet me mbështetjen e Shkollës së Mesme Kombëtare të Arteve të Aplikuara “Shkolla e Trjavnës”, e cila u dëmtua në një zjarr. Përfaqësuesit e saj do të japin demonstrime në gdhendjen në dru dhe pikturimin e ikonave, dhe me vepra të zgjedhura shkolla do të prezantojë tre specialitetet e saj - gdhendje artistike në dru, dizajn i brendshëm dhe pikturim i ikonave".
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا