LAJME

Artikull

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mërkurë, 8 Tetor 2025, 10:19

Ministri Borisllav Gucanov

Ministri Borisllav Gucanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp.
"3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si mbështetje shtesë për familjet e prekura nga përmbytjet. Shtëpia e tyre duhet të jetë e ndërtuar ligjërisht dhe duhet të jetë e vetmja shtëpi në të cilën ata jetojnë. Përveç këtyre 3000 levave, ka edhe 1914 leva të tjera /rreth 957 euro/, domethënë, ndihma totale është gati 5000 leva /rreth 2500 euro/. Mund të aplikoni për 2500 leva /1250 euro/ të tjera për sendet shtëpiake të dëmtuara - televizorë, lavatriçe, soba etj. Ndihma që një familje e viktimizuar mund të marrë është brenda 7500 leva /rreth 3750 euro/", shpjegoi ministri, duke saktësuar se fondet do të vijnë nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Sipas Gucanov, shumat nuk janë të mëdha, por këto janë aftësitë e ministrisë, raporton BTA.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا