LAJME

Artikull

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Enjte, 9 Tetor 2025, 02:05

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare.
Direktiva prezanton rregulla për dërgimin e shoferëve në sektorin e transportit rrugor, të cilat janë thelbësore për sigurimin e mbrojtjes së tyre sociale dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës, thuhet në motive. Një nga vështirësitë e transpozimit të vonë të direktivës është vështirësia e shoferëve për të marrë shpërblim të drejtë.
Komisioni Evropian i ka dërguar Bullgarisë një opinion të arsyetuar me thirrje për të transpozuar siç duhet direktivën për luftën kundër keqtrajtimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve, si dhe dy njoftime zyrtare. Njëri është për transpozim të gabuar të Direktivës për Armët e Zjarrit, dhe i dyti - për një raport të paparaqitur mbi zbatimin e një neni të Direktivës që përcakton rregulla të përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike brenda BE-së.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA