Artikull
Ministria e Jashtme dënon sulmet ndaj një sinagoge dhe një monumenti hebre
Enjte 9 Tetor 2025 09:24
Enjte, 9 Tetor 2025, 09:24
Monumenti i Mirënjohjes në Burgas
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Është kategorikisht e papranueshme të hidhet hije mbi arritjet historike të Bullgarisë, për të cilat populli bullgar është me të drejtë krenar, me mizori të tilla të qëllimshme, shtoi deklarata. Veprime të tilla nuk janë të natyrshme në shoqërinë bullgare, ato synojnë qartë të krijojnë tensione dhe përçarje artificiale midis qytetarëve bullgarë dhe për këtë arsye nuk mund të lihen pa pasoja. Ministria u bën thirrje autoriteteve kompetente të ndërmarrin veprime në kohë për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës autorët.
Dy muaj pas aktit të mëparshëm të vandalizmit, më 8 tetor, Monumenti i Mirënjohjes në qendër të Burgasit u përdhos përsëri me bojë të gjelbër, njoftoi Qendra për Bashkëpunim Hebre-Bullgar “Alef”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA