Artikull
Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros
Enjte 9 Tetor 2025 11:11
Enjte, 9 Tetor 2025, 11:11
Godina e BNB-së
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet ndërkombëtare me çmimet e tregut dhe transaksioni përbën më pak se 1% të rezervave ndërkombëtare të këmbimit valutor të BNB-së.
Sipas rregullave të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), pas miratimit të euros, BNB duhet t'i ofrojë BQE-së asete rezervë. Operacioni siguroi sasinë e nevojshme të arit pa ulur rezervën e arit të BNB-së. Ari i blerë shtohet si një aset në bilancin e BNB-së dhe siguron qasje në të ardhurat e Eurosistemit.
Në fillim të tetorit, Këshilli Botëror i Arit raportoi se Banka Kombëtare Bullgare kishte blerë 2 tonë ar në gusht, në operacionin më të madh të tillë që nga viti 1997, kur në Bullgari u vendos bordi monetar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا