Të nderuar miq, në edicionin e sotëm të programit tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Në rubrikën tone “Personalitete”, do t’ju njohim me Devorina Gamallova, një soliste e suksesshme, pedagoge e njohur dhe violiniste bullgare e cila ka një teori shumë optimiste për njerëzimin.
Më pas do t’ju tregojmë më shumë për muzikantin e madh bullgar Filip Kutev dhe në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Todora është shtrirë", në interpretimin e mrekullueshëm të këngëtareve të Ansamblit "Filip Kutev", me solistet Verka Siderova, Janka Taneva, Roza Cvetkova dhe Sidera Nikollova.