LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 10 tetorin

Do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe temperatura vjeshte përpara se të ftohet të shtunën

Enjte, 9 Tetor 2025, 16:25

Parashikimi i motit për 10 tetorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell.Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi rajonet malore dhe mbi gjysmën perëndimore të vendit, por atje vetëm në disa vende të caktuara në male do të bjerë shi i lehtë. Do të vazhdojë të fryjë erë e moderuar; në Bullgarinë Perëndimore era di të jetë përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në kryeqytet do të jetë rreth 16°.
Do të ketë vranësira të ndryshueshme përgjatë bregdetit të Detit të Zi, pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 18 dhe 20°, njësoj si uji i detit. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe do të mbulojnë majat dhe pjesët e larta. Kryesisht në masivet perëndimore, do të bjerë shi i lehtë, mbi 2000 metra dhe borë. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 8°, në 2000 m rreth 2°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا