SPORT

Artikull

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Premte, 10 Tetor 2025, 08:02

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së.
Ylli i Olympiacos mori 44% të votave, shumë përpara të dytit në renditje - basketbollistit të ekipit kombëtar gjerman dhe basketbollistit të "Partizan" të Beogradit, Isaac Bonga, i cili mblodhi vetëm 10%.
Vezenkov është tashmë një emër i njohur jashtë vendit. Në sezonin 2023/24 ai luajti për "Sacramento Kings", përpara se të kthehej në Pire, ku është përsëri pikëshënuesi kryesor i "Olympiacos" dhe një nga lojtarët më të fortë në Euroligë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا