SHOQËRI

Artikull

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Premte, 10 Tetor 2025, 10:08

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

FOTO: БНР

Madhësia e shkronjave

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev, raporton BTA, duke cituar agjencinë moldaviane MOLDPRES.
Një njoftim për shtyp nga ambasada moldaviane në Sofje analizoi mundësitë për zgjerimin e transmetimit të programeve të BNR-së, si dhe për vazhdimin e organizimit të konkurseve edukative kushtuar të rinjve.
"Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e popullarizimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit bullgar midis brezave të rinj përmes mediave dhe projekteve edukative që do të kontribuonin në ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve midis Moldavisë dhe Bullgarisë", thuhet në tekst.
BNR transmeton dy kanale kombëtare, disa stacione rajonale, përfshirë Radio Bullgarinë, e cila ofron programe në 11 gjuhë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Fotomoldpres.md, BNR