Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi 39 000 dynymë dhe financohet nga BE-ja.
I pyetur për problemin e vaksinimit të kafshëve ripërtypëse kundër lisë, Ministri dhe Komisioneri i BE-së shprehën një mendim të përbashkët se kjo është një mjet i fundit dhe mund të ketë një efekt negativ në eksportin e mishit dhe produkteve të qumështit. Komisioni Evropian zbaton parimin rajonal të vaksinimit të kafshëve vetëm aty ku ka një nevojë absolute, shpjegoi Hansen.
I pyetur për fondet bujqësore që BE do t'i ndajë Bullgarisë në kuadër të programeve të Politikës së Përbashkët Bujqësore, Komisioneri i BE-së tha se paratë janë të kufizuara dhe është i nevojshëm një planifikim i mirë i shpenzimeve të tyre.
Nuk ka dorëheqje në axhendë të asnjë ministri të qeverisë. Kështu komentoi Kryeministri Zheljazkov dorëheqjen e Ministrit Tahov të kërkuar nga organizatat bujqësore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA