Të nderuar miq, në edicionin e sotëm të programit tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju takojmë me gazetaren e njohur bullgare në Armeni Cvetana Paskaleva. Pas kësaj do t’ju takojmë me një bullgar tjetër të talentuar, por këtë herë në sferën e kulinarisë: Chef Sharankov, i cili zgjodhi fshatin Kosovo në malin e Rodopeve në vend të Londrës dhe krijoi një koncept të ndryshëm të ushqimit dhe patriotizmit. Do ta mbarojmë programin me një interpretim të bukur të këngëtares së dashur Desi Dobreva.
Ju urojmë minuta të këndshme!