LAJME

Artikull

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Premte, 10 Tetor 2025, 14:02

Ministri Grozdan Karaxhov

Ministri Grozdan Karaxhov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse.
Makinat e reja janë më të besueshme dhe me efikasitet energjetik, pasi kthejnë energjinë elektrike në rrjet gjatë lëvizjes me inerci. Ato do të jenë të pajisura me sistemin më të përparuar të sigurisë, Sistemin Evropian të Kontrollit të Trenave-ETCS.

FOTO: БТА

"Ky është një moment i lumtur për modernizimin e hekurudhave bullgare. Presim një tjetër deri në Krishtlindje, me të cilin do të jemi në gjendje të mbulojmë 100 për qind të të gjithë trenave të shpejtë në vend", tha Ministri, i cituar nga BTA.
Lokomotivat mbajnë emrat e revolucionarëve bullgarë Zahari Stojanov, Georgi Ikonomov dhe Boris Kollçev. Secila prej tyre ka një kod QR, përmes të cilit pasagjerët do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë rreth këtyre personaliteteve të shquara.

FOTO: БТА

Sipas Grozdan Karaxhov, BDZ ka nevojë për rreth 80 vagonë ​​të tjerë, si dhe për 15 komplete të reja trenash për distanca të gjata.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا