LAJME

Artikull

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Shtunë, 11 Tetor 2025, 02:50

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe materiale bazë", i bashkëfinancuar nga Fondi Social Evropian Plus.
Mbi 640 000 njerëz pritet të përfitojnë nga pakot ushqimore dhe higjienike. Ndihma do të shpërndahet nga punonjësit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar në 316 pika të përkohshme në të gjithë vendin.
Qytetarët në nevojë do të përfitojnë gjithashtu nga masa shoqëruese, si orientimi për përfitimin e ndihmës sociale dhe ofrimi i shërbimeve sociale në komunitet dhe të tipit rezident, përgatitja për përballimin e kushteve klimatike të pafavorshme dhe kërcënimeve epidemike, si dhe dhënia e ndihmës së parë para-mjekësore në raste fatkeqësish, aksidentesh dhe katastrofash, raportoi BTA.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA