SHOQËRI

Artikull

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Shtunë, 11 Tetor 2025, 09:17

Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri aktivitetesh nga shërbimet e inteligjencës ruse.
"Ky çmim thjesht më jep një përgjigje pse këto njëmbëdhjetë vjet privimesh të konsiderueshme, mungesë nga familja ime, veçanërisht katër vitet e fundit që më është dashur të jetoj si eremit, pa i parë fëmijët e mi, pa qenë as i pranishëm në ditët e fundit të babait tim, ia vlenin. Domethënë, kishte kuptim! Për mua, ky çmim është pothuajse aq i rëndësishëm sa fakti që fëmijët e mi vazhdojnë të jenë krenarë për atë që bëj dhe nuk janë të zemëruar për mungesën time", komentoi Hristo Grozev për Radion Kombëtare Bullgare.
Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë
Gjatë festivalitdhe konkursit më të madh të medias në Evropë, Prix Europe, në Bashkinë e Berlinit u ndanë 13 çmime për prodhimet më të mira evropiane audio, video dhe mediatike dixhitale të vitit. U nominuan gjithsej 162 programe nga 30 vende, përfshirë versionin audio të serisë "Unë" të BNR-së. Ky është një seri unikeprej videosh dhe audiosh për median tonë, e krijuar nga një ekip i Drejtorisë së Programeve Dixhitale të BNR-së, e cila ofron një mundësi për të ripërcaktuar identitetin përmes suksesit, duke u dhënë hapësirë ​​zërave që shumë shpesh margjinalizohen ose keqkuptohen.
Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

FOTO: БНР

Ngjarja ishte e rëndësishme për radion tonë publike sepse u njoftua zyrtarisht anëtarësimi i medias sonë në Aleancën PRIX EUROPA, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, ia dorëzoi çmimin në kategorinë e Dokumentarit Audio.
Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

FOTO: БНР

Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
FotoБНР, Ivo Todorov/Facebook