SHOQËRI

Artikull

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Dielë, 12 Tetor 2025, 03:20

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES.
Sipas rezultateve, në Bullgari janë regjistruar 9527 fole, nga të cilat 7749 janë të zëna nga çifte lejlekësh, ndërsa në regjistrimin e vitit 2014, foletë ishin 6981, dhe ato të zëna - 5825. Numri i përgjithshëm i të vegjëlve të rritur me sukses për këtë periudhë është 17 530.
"Të dhënat janë jashtëzakonisht pozitive - në 10 vjet, popullata e lejlekëve të bardhë në vendin tonë është rritur me një të tretën. Ky është një shenjë e qartë se përpjekjet për ruajtjen e natyrës, përfshirë vendosjen e platformave të sigurta në shtyllat elektrike, po japin rezultate", tha Svilen Çeshmexhiev, koordinator kombëtar i regjistrimit nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve.
Lejleku i bardhë nuk është vetëm simbol i pranverës dhe i jetës së re, por edhe një nga treguesit më të mirë të gjendjes së mjedisit. Ai jeton pranë njerëzve dhe pasqyron pastërtinë e natyrës, në të cilën edhe ne bashkëjetojmë.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا