KULTURË

Artikull

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Dielë, 12 Tetor 2025, 05:05

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

FOTO: philatelybg.eu (arkiva)

Madhësia e shkronjave

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në kufijtë e Bullgarisë. Në këtë ngjarje do të prezantohen botime filatelike tërheqëse, përfshirë një kartolinë postare kushtuar "85 viteve nga rikthimi i Dobruxhës së Jugut në Bullgari". Organizatorë të ekspozitës janë Unioni i Filatelistëve Bullgarë dhe Posta Bullgare. Do të ekspozohen si eksponatet më të mira filatelike bullgare, ashtu edhe vepra të reja që do të prezantohen për herë të parë para publikut.

FOTO: philatelybg.eu

Ministria e Transportit dhe Komunikimeve do të marrë pjesë me një koleksion të projekteve origjinale të pullave postare (1964–1984) nga 18 artistë bullgarë. Gjithashtu do të prezantohet edhe një pjesë nga koleksioni i Simeon Sakskoburgotskit – Mbreti i fundit i bullgarëve në periudhën 1943-1946 dhe Kryeministër i Bullgarisë në qeverinë e tij (2001-2005), me titull "Studim i botimeve të rregullta gjatë periudhës 1940–1943". Adhuruesit e filatelisë do të kenë gjithashtu qasje në literaturën më të re të specializuar në këtë fushë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, philatelybg.eu (arkiva) 

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov