Artikull
Papi Hans me një këngë të re të nxehtë latine – "Е pafajshme"
Hënë 13 Tetor 2025 03:00
Hënë, 13 Tetor 2025, 03:00
FOTO: Virginia Records
Madhësia e shkronjave
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të jetë një album që mund të ringjallë edhe të vdekurit – një album energjik dhe i gjallë që do t'i bëjë njerëzit të kërcejnë.
FOTO: Virginia Records
Ashtu si shumica e videove të Papi Hans, ajo për “E pafajshme” është e jashtëzakonshme. Regjisori është Zhoro Peev, dhe operatori i ekranit është Nanjo Nanjov. I xhiruar në stilin e një filmi klasik meksikan, videoja paraqet aktoren e Teatrit Kombëtar Zhaklin Daskallova në rolin kryesor femëror.
FOTO: Virginia Records
“E pafajshme” shfaqet vetëm një javë pasi Papi Hans njoftoi koncertin e tij të madh të ardhshëm më 30 maj të vitit tjetër në sallën më të madhe në kryeqytet – Arena Sofja.
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Virginia Records
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva