Artikull
Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros
Hënë 13 Tetor 2025 05:36
Hënë, 13 Tetor 2025, 05:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin Albena. Sipas tij, faktori kryesor në zgjidhjen e kësaj lufte politike është futja e euros në Bullgari dhe në këtë proces, bashkitë kanë një rol vendimtar për të bërë gjithçka që është e mundur për të shpërndarë të gjitha frikët e qytetarëve bullgarë në lidhje me futjen e monedhës së vetme evropiane.
Qeveria që është aktualisht në pushtet erdhi me një kërkesë të qartë politike për të ndaluar ciklin e vazhdueshëm zgjedhor dhe për t'u dhënë jetë cikleve ekonomike, shpjegoi Zheljazkov.
Ai shtoi se dy pagesa sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë priten deri në fund të vitit 2025. Ai gjithashtu raportoi një rritje rekord prej 15% në të ardhurat tatimore të shtetit. Kryeministri hodhi poshtë spekulimet se paratë kapitale të pashpenzuara të bashkive do të mblidhen nga buxheti qendror në fund të vitit, por u bëri thirrje bashkive të kërkojnë gati 1 miliard leva nga taksat lokale të pambledhura.
Takimi i bashkive vazhdon deri më 14 tetor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA