Artikull
Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"
Eksportet e energjisë elektrike rriten me 60% në vitin 2025
Hënë 13 Tetor 2025 08:02
Hënë, 13 Tetor 2025, 08:02
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT.
Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të rafinerisë, në të cilën qeveria mban të ashtuquajturin aksion të artë.
Bullgaria garanton sigurinë energjetike të rajonit të Ballkanit, tha gjithashtu Stankov dhe vuri në dukje se krahasuar me vitin 2024, eksportet e energjisë elektrike nga vendi janë rritur me 60%. Si shembull, ai dha ndihmën e shpejtë të ofruar për Maqedoninë e Veriut, kur ajo mbeti pa energji elektrike në verë.
Tubacioni i gazit "Rryma Ballkanike" do të shlyhet plotësisht në vitin 2026. "2.1 miliardë leva nga 2.6 miliardë të investuara tashmë janë shlyer", tha Ministri. Stankov theksoi se Bullgaria do të ruajë vendndodhjen e saj kyçe për tranzitin e gazit natyror dhe, për këtë qëllim, po ndërton tashmë tubacione të reja gazi që do të rrisin kapacitetin nga kufiri bullgaro-grek deri në kufirin bullgaro-rumun.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا