LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Gjermania diskutuan për të ardhmen e sistemit “Mburoja Evropiane e Qiellit”

Martë, 14 Tetor 2025, 06:49

Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është për vizitë te ne. Të dy diskutuan bashkëpunimin ekonomik, industrinë ushtarake, sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët, partneritetet në NATO dhe BE, përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ndihmën për Kievin. Ministri Georgiev theksoi se ata diskutuan gjithashtu ndërtimin e një sistemi të përbashkët evropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe se Bullgaria mbështet projektin “Mburoja Evropiane e Qiellit”. Ai gjithashtu tregoi se Bullgaria dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj sigurisë në rajonin e Detit të Zi.
Bullgaria dhe Gjermania janë partnerë të vërtetë të sigurisë. Industritë tona të mbrojtjes bashkëpunojnë ngushtë dhe ne duam ta thellojmë atë, tha Ministri i Jashtëm Federal Johann Wadepful në Sofje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA