SPORT

Artikull

Sofja do të presë disa prej ndeshjeve të Eurovolley 2026

Martë, 14 Tetor 2025, 10:08

Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev dhe Aleks Nikollov

Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev dhe Aleks Nikollov

FOTO: Bashkia e Kryeqytetit

Madhësia e shkronjave

Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili dy javë më parë u bë nënkampion bote, do të luajë në Grupin B, së bashku me ekipet e Maqedonisë së Veriut, Polonisë, e cila është kampione evropiane, Portugalisë, Ukrainës dhe Izraelit.
Fillimisht, ndeshjet e Eurovolley 2026 duhej të zhvilloheshin në Varna nga 10 deri më 27 shtator, por interesi i madh i tifozëve bullgarë për ndeshjet e Bullgarisë çoi në ndryshim, njoftoi Federata e Volejbollit.
Italia, Rumania dhe Finlanda janë vendet e tjera pritëse të kampionatit, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Kryeqytetit