Artikull
Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç
Martë 14 Tetor 2025 14:55
Martë, 14 Tetor 2025, 14:55
FOTO: bait.bg
Madhësia e shkronjave
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se industria e teknologjisë së informacionit është me rritjen më të shpejtë. Sipas Radoevës, nuk ka sferë të biznesit dhe jetës së njerëzve në të cilën mungojnë teknologjitë. Mbi 16 000 specialistë të teknologjive të informacionit dhe telekomunikacioneve punojnë në kompani anëtare të Shoqatës dhe gjenerojnë një xhiro vjetore prej 4% të PBB-së së vendit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bait.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا