Artikull
Pas 4 humbjeve, Bullgaria nuk ka më një shans teorik për të luajtur në Kupën e Botës 2026
Mërkurë 15 Tetor 2025 06:56
Mërkurë, 15 Tetor 2025, 06:56
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në kohën shtesë, Mikel Oyarzabal shënoi nga një goditje penalltie për të formësuar rezultatin përfundimtar. Golat mund të kishin qenë më shumë, por portieri Svetosllav Vucov shpëtoi dhjetëra herëportën tonë.
Spanjollët mbeten të vetëm në krye të grupit me 12 pikë, Bullgaria ka 4 humbje nga 4 ndeshje dhe nuk ka më as një shans teorik për vendin e dytë.
Në Pazarxhik, në kualifikueset për Kampionatin Evropian të Futbollit nën 21 vjeç, Bullgaria mundi Republikën Çeke 2:1. Bullgaria është në vendin e tretë në Grupin "B" me 7 pikë, dy më pak se e dyta, Republika Çeke, për të cilën kjo është humbja e parë. Kryesuese është Portugalia me 12 pikë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا