Artikull
Marinarët bullgarë fituan midis ekuipazheve më të forta në botë
Mërkurë 15 Tetor 2025 08:09
Mërkurë, 15 Tetor 2025, 08:09
Foto: Federata Bullgare e Lundrimit
Madhësia e shkronjave
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi gong.bg.
FOTO: Българска федерация по ветроходство
31 ekipe nga 13 vende të Evropës dhe Amerikës morën pjesë në Bonifacio IRC European Championship . Në 6 garat e para, “Ivana dhe Aleks” dolën në krye në renditjen e përgjithshme, përpara favoritëve nga Ran Racing (Suedi).
FOTO: Българска федерация по ветроходство
Testi më i madh për të gjitha ekipet ishte gara legjendare 24-orëshe “Tour de Corse” me një gjatësi prej rreth 250 miljesh detare. Garuesit u përballën me kushte jashtëzakonisht të ndryshueshme të motit. Pas 39 orësh e 33 minutash lundrim, ekuipazhi bullgar kaloi vijën e finishit duke fituar titullin e Kampionit Evropian në klasën IRC2.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Federata Bullgare e Lundrimit
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا