Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të nevojshëm.
Seanca u bllokua pasi kreu i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi një riformatim të shumicës qeverisëse dhe deklaroi se deputetët e partisë nuk do të siguronin më kuorum në parlament.
Partitë opozitare MEÇ, Vëzrazhdane dhe Veliçie kërkuan menjëherë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. BSP-ja sugjeroi që mbajtësi i mandatit të GERB-it të paraqesë propozimet e tij për diskutim në Këshillin e Përbashkët të Qeverisjes dhe paralajmëroi se destabilizimi i shumicës do të kishte pasoja ekonomike dhe sociale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA