Artikull
Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme
Mërkurë 15 Tetor 2025 12:44
Mërkurë, 15 Tetor 2025, 12:44
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, Pllamen Dimitrov.
Me një qeveri teknike, nuk do të ketë përgjegjësi politike dhe buxheti mund të jetë jo vetëm i dobët, por edhe i parealizueshëm. Kjo do të krijojë kaos dhe tension në shtet dhe ekonomi, beson presidenti i KNSB, i cituar nga BTA.
"Çfarë kuptimi ka shkatërrimi i mëtejshëm i shtetit kur në zgjedhjet e ardhshme, pak a shumë do të përsëritet ajo që thonë sociologët - dy partitë - GERB dhe "DPS-Fillimi i Ri" do të duhet të formojnë një qeveri - me dikë apo pa dikë", tha gjithashtu Dimitrov.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا