Artikull
Parashikimi i motit për 16 tetorin
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe do të ketë reshje në lindje dhe mbi vargmalet
Mërkurë 15 Tetor 2025 16:25
Mërkurë, 15 Tetor 2025, 16:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore të vendit. Në mëngjes, do të ketë dukshmëri të reduktuar në disa vende në ultësira dhe në luginat e lumenjve. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14 deri në 19°, në kryeqytet do të jetë rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi në veri do të ketë vranësira të ndryshueshme, në bregdetin jugor do të jenë të konsiderueshme dhe do të ketë reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 16-18°. Uji i detit është 18-19°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, kreshtat dhe majat e larta do të jenë të mbuluara nga retë dhe mjegulla. Në disa vende do të ketë shi të lehtë, mbi 2000 metra mbi nivelin e detit - borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m rreth 2°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا