Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara nga një orkestër klasike dhome. Krahas Ljubo Kirov, në skenë do të jetë grupi i muzikantëve të shquar që e kanë shoqëruar atë në shfaqjet e tij vitet e fundit - Angell Djullgerov (kitarë), Rado Kazasov (bateri), Pllamen Dençev (tastierë), Evden Dimitrov (bas), si dhe vokalistët Maria Mateev, Toma Zdravkov dhe Rosen Kukosharov. Do të ketë edhe të ftuar specialë - yje nga skena muzikore vendase, me të cilët këngëtari ka pasur projekte të përbashkëta.
Një nga hitet më të mëdha të Ljubo Kirov është kënga "E di" me tekst të tij, muzika dhe aranzhimi janë të Bojan Hristovit.